15-vjeçari, 15-ndeshje në ekipin e seniorëve

Padyshim që edhe skuadra e KEK-ut mund të konsiderohet ‘minierë’ e talentëve. Nga ky klub kanë dal emra të njohur të futbollit kosovar, e të cilët kanë arritur që të bëjnë karrierë edhe ndërkombëtare.

Një futbollist që po mahnit në ngjyrat e skuadrës nga Obiliqi, është edhe 15-vjeçari Atdhe Grajqevci. Ky i fundit i cili aktivizohet në pozitën e mesfushorit, në këtë edicion është paraqitur në 15-ndeshje për ekipin e drejtuar nga trajneri Mentor Miftari, teksa ka lënë mbresa të mëdha. “Jam shumë i kënaqur që më është dhënë mundësia që t’i shërbejë ekipit të parë të KEK-ut. Dua që ta falënderojë edhe shtabin teknik dhe bashkëlojtarët për përkrahjen. Shpresojë se edhe në pranverë do ta ndihmojë shumë ekipin”, nis bisedën për Gazetën ‘Olle’, Atdhe Grajqevci i njohur si ‘Princi’. Atij nuk i kanë munguar as golat derisa ka shënuar dy sosh në Ligën e Parë, ku garon ekipi ‘Elektricist’.

Interes për shërbimet Atdheut, ka shfaqur edhe klubi më i madh në vend Prishtina, konkretisht trajneri Bylbyl Sokoli. “Kam qenë në fazën përgatitore me Prishtinën dhe kam lënë përshtypje të mira. Në KEK vazhdova që të kem sa më shumë ndeshje, të fitojë përvojë. Ndoshta do të rikthehem te prapë te Prishtina”, pohoi ai.

Ëndrra e Grajqevcit është skuadra e Milanit kurse lojtari i preferuar, Kevin Prince Boateng.