Feronikeli fiton në Gjilan, Hajvalia mposhtet në Prizren

Feronikeli ka shënuar fitore të madhe në Gjilan, duke mposhtur 2:0 Dritën, falë dy golave të zëvendësuesit, Haxhi Shala.

Ndërkohë, Hajvalia u ‘turpërua’ në Prizren, duke u mposhtur 3:0 nga Liria.

Prishtina shënoi fitoren e tretë radhazi, pasi mposhti në kryeqytet 3:1 Llapin.

Trepça ’89 fitoi në shtëpi 2:0 nga Drenica, kurse Istogu mundi 1:0 Besën.

 

Kronikat

Prishtina – Llapi 3:1

Mbyllet ndeshja, fiton Prishtina.

84′ GOL: Shend Kelmendi gjen golin e parë këtë vit. Shënoi pas asistimit të Lushtakut, ku më pas dribloi një kundërshtar dhe sjell qetësi te skuadra e tij.

83′ Berat Hyseni gjuan bukur, pas aksionit të mirë, por pret portieri Afrim Ademi.

75′ Vazhdon të mbetet 2:1, nuk ka ndryshim rezultati.

58′ Edhe më tej mbetet 2:1. Trajnerët kanë bërë ndryshime në formacione.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45’+1′ Prishtina kërkon penallti, por kështu nuk mendon gjyqtari.

32′ GOL: Llapi rikthehet në lojë. Enis Zabërgja shënoi për 2:1.

21′ GOOOL: Edhe një herë Prishtina shënon. Kreshnik Lushtaku realizon me kokë, pas harkimit të mirë të Gentrit Begollit.

9′ GOL: Prishtina gjen golin. Kreshnik Lushtaku depërtoi nga e djathta, harkoi, kurse Berat Hyseni rikthehet nga pezullimi dhe shënon sërish për skuadrën e tij.

5′ Dominim i lehtë i vendasve.

– Rreth 4 mijë shikues të pranishëm në kryeqytet.

 

Formacionet

Prishtina: Bekaj – Thaqi, Milloviç, Kukaj /c/, Dumani – Boshnjaku, E. Krasniqi, P. Osmani – Begolli, Lushtaku, Hyseni.

Llapi: Ademi- Kuka, Jashari, Sinani, Blakqori, Namani, Zogiani, Zeqiri, Kurtolli, Zabërgja, Emini.

 

Liria – Hajvalia 3:0

– Mbyllet ndeshja, fiton Liria 3:0.

89′ Edhe pak minuta në Prizren.

75′ Dy raste të Hajvalisë, por Armend Ruxhi nuk mposhtet nga Da Luz dhe Genc Hamiti.

58′ GOL: Liria edhe një herë shënon. Liridon Fetahaj këtë herë realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë, 3:0.

55′ Shkëlqim Pacolli shënon për Hajvalinë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje, mbetet 2:0

45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Liria në pushim me epërsi 2:0.

45+3′ Tre minuta shtesë.

40′ Semir Zeneli del ballë për ballë me portierin Ruxhi, por nuk shënon.

30′ Gol, po anulohet. Florim Bërbatovci ndodhet në pozitë jashtë loje.

27′ Reagon Ismet Munishi. Del Mateus Da Silva, hyn Veton Shabani.

17′ GOL: Sërish Liria realizon, sërish Blendi Memaj. Sulm i organizuar nga mesi i fushës, dhe Memaj depërton mes dy mbrojtësve dhe me mjeshtëri mposht Petrit Tahirin, 2:0

7′ GOL: Liria realizon për 1:0. Blendi Memaj është shënues.

 

Formacionet: 

Liria: Ruxhi, Mazreku, Ramadanaj, Berisha, Gjeraj, Mehmeti, Dina, Memaj, Rexhaj, Fetahaj, Berbatovci. Trajner: Erdogan Celina.

Hajvalia: Tahiri, Gashi, Leci, Prekazi, Da Silva, Babaj, Karabegu, Hamiti, Ahmeti, Sergio, Zeneli.

 

Drita – Feronikeli 0:2

90+1. Mbyllet ndeshja, Feronikeli fiton 0:2.

73′ GOL: Sërish Feronikeli, sërish Haxhia Shala, kampionët pranë marrjes së tri pikëve.

70′ GOL: Feronikeli gjen golin. Zëvendësuesi Haxhi Shala gjendet mirë pas një aksioni të mirë nga e majta, dhe 0:1. Asistoi Livoreka.

47′ E pabesueshme. Alban Shillova i Dritës godet dy herë shtyllat, por topi nuk përfundon në rrjetë.

45′ Mbyllet pjesa e parë, 0:0.

33′ Karton i kuq. Genc Nuza ndëshkon me shumë të drejtë Armend Kastratin, i cili goditi me shqelm një lojtar të Niklit.

32′ Betim Halimi sërish hero. Ia mohon sërish golin Mark Milicajt. Dominim i mysafirëve, që po ju mungon vetëm goli.

29′ Goditja e parë e Dritës. Gjuajtjen e Armend Kastratit e pret Flamur Neziri.

18′ Mark Milicaj gjuan mjaft mirë, Betim Halimi bënë të pamundurën, dëbon topin.

17′ Mevlan Zeka nga një pozitë e mirë, gjuan jashtë.
11′ – Mark Milicaj rrezikon por pa gol.

 

Formacionet

Drita: Halimi, Hashani, Sejdiu, Baxhuku, Haliti, Tusuni, Berisha, Kastrati (c), Xh.Shabani, Murati, Shillova.

Feronikeli: Neziri, Doshlaku, Limani, Gërbeshi, Bardhi, Thaqi, B.Shabani, Qorri, Eminhaziri, Zeka, Milicaj.

 

Trepça ’89 – Drenica 2:0

– Mbyllet ndeshja, fiton Trepça ’89.

88′ GOL: Adeleke Akiynewi realizon për 2:0. Nigeriani doli i vetëm me portierin Ymeri.

85′ Drenica humb rast të mirë për të barazuar rezultatin.

80′ Rast i qindpërqind i vendase. Adeleke Akinyewi nuk shënon.

70′ GOL: Ka realizuar Trepça ’89. Autor Erzen Asani, lojtar nga Shkupi.

50′ Karton i kuq në “Riza Lushta”. Azem Bejta i Drenicës kërkoi penallti, u ankua në gjyqtarin Tefik Maloku, i cili e ndëshkoi direkt me të kuq. Dyshohet se gjyqtari u ofendua.

45′ Mbyllet pjesa e parë, 0:0.

41′ Hysen Tahiri për pak nuk shënon pas një kundërsulmi për Drenicën.

30′ Arjon Ymeri shpëton Drenicës, pas rastit ideal të vendasve.

20 ‘Gjuajtje e furishme nga lojtarët vendas, Arbër Potoku nga 25 metra gjuan skaj transversales.
15′ Asnjë rast për t’u veçuar, pavarësisht dominimit të Trepçës ’89

 

Formacionet

Trepça ’89: Beqiri, B.Idrizi, Potoku, Turku, Asani, D.Mustafa, Sh.Idrizi, A.Mustafa, Hajdari, Pefqeli, Godswill.

Drenica: Ymeri, Syla, Rexhaj, Sh.Lushtaku, Geci, Thaqi, Osmani, Tahiri, Bejta, Arifaj, Mehmeti.

 

Istogu – Besa 1:0

Mbyllet ndeshja, Istogu fiton 1:0.

89′ Istogu vazhdon të mbetet në epërsi 1:0.

67′ GOL: Fatlum Gashi kalon Istogun në epërsi, 1:0.

64′ Besa humb rast të mirë.

45′ Mbyllet pjesa e parë me pak raste, por pa gola.

15′ Ende pa gola. Rreth 400 – 500 shikues të pranishëm.

3′ Fatlum Gashi godet shtyllën.

 

Formacionet

Istogu: Hajrizaj, Morina, Cacaj, Maxharraj, Shabanaj, K. Gashi, F. Gashi, Bruqi, Duraku, Bajramaj, Hemedi. Trajner: Besim Podrimaj.

Besa: Bytyqi, Papuqi, Osmani, Miftari, Qorraj, F. Papuqi, Damjanoviq, Kasapi, Dabiqaj, Gashi, Rexha. Trajner: Arbnor Morina.