Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja zbriti titullar mbrëmjen e sotme me fanellën e Southamptonit në sfidën ndaj Shefildit të vlefshme për raundin e 1/16-ve të Kupës së Anglisë.
20-vjeçari u bë protagonist duke shënuar një gol që më pas u anulua për pozicion jashtë loje.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, teksa skuadrat iu drejtuan penalltive.
Radha për të goditur e Brojës ishte penalltia e tretë, por sulmuesi i Kombëtares gaboi duke e dërguar topin në duart e portierit.
Por në fund Southamptoni arriti të fitonte me shifrat 2-4 duke u kualifikuar më tej në raundin e 1/8-ve në Kupë.