Koeman tregon se si ndalet Chelsea

Trajneri i Southamptonit, Ronald Koeman, ka lavdëruar shpirtin luftarak të skuadrës së tij pas pikës së fituar në duel me liderin e Premier Ligës, Chelsean.

Diego Costa kaloi “Blutë” në epërsi në minutën e 11-të, por Southamptoni barazoi tetë minuta më vonë përmes Dusan Tadicit, transmeton koha.net.

“Mendoj se reaguam perfekt pas golit të pësuar dhe luajtëm shumë mirë. Krijuam raste të mira dhe barazuam përmes penaltisë. Në pjesën e dytë, Chelsea bëri presion dhe e patëm më të vështirë mbajtjen e topit. Ata patën disa raste, Fraser Forster (portieri i Southamptonit) ishte i mrekullueshëm”, ka thënë pas ndeshjes Koeman.

Southamptoni është i gjashti në tabelë.