Trepça ’89 e ndihmoi Skënderbeun të mos i paguajë mijëra euro Prishtinës për Shend Kelmendin

Shend Kelmendi nënshkroi sa për sy e faqe për Trepçën ’89 dhe u huazua te Skënderbeu, pastaj edhe nënshkroi kontratë me këtë klub.

Kjo praktik në të shkuarën ishte ndryshe, pasi Skënderbeu i huazonte lojtarët te klubi mitrovicas.

Por e gjithë kjo ka një kuptim. Trepça ’89 e ka ndihmuar Skënderbeun në rastin e Shend Kelmendit.

Kelmendi që i ka 22 vjet pas disa ditësh do t’i mbush 23.

Kelmendi

Për çdo transferim jashtë Kosovës për këtë moshë, klubi që nënshkruan me lojtarin do të duhet të paguajë në klubin amë për stërvitjen e lojtarit edhe pse nuk ka kontratë, shkruan GazetaOlle.com.

Kjo nuk vlen për transferimet brenda vendit dhe për këtë lojtari fillimisht ka nënshkruar për Trepçën ’89.

Shend Kelmendi

Klubi mitrovicas nuk ka arsye të kërkojë dëmshpërblim për lojtarin, por me gjasë as Prishtina nuk e ka menduar kërkimin e dëmshpërblimit pasi e ka liruar lojtarin.

Rast i tillë në Shqipëri është ai i transferimit të Amir Rrahmanit drejt RNK Split  ku Partizani e fitoi padinë ndaj kroatëve dhe fitoi 60 mijë euro.

largea_kelmendi-dy-shtylla1449858699

Klubi kroat e mori pa para lojtarin pasi ishte pa kontratë, por kontribuoi pastaj me shumën e lartcekur.

Klubet nga Kosova me rregulloren e FIFA-s për transferimin mund të kërkojnë kompensim për çdo lojtarë edhe nëse ai largohet pa kontratë në një kampionati tjetër, gjë që nuk vlen brenda kampionatit. /olle/

skenderbeu