Bledi Shkëmbi nuk kishte menduar ndonjëherë të bënte karrierë në Kosovë.
Ndoshta është e kuptueshme kjo, meqë niveli ku Shkëmbi është paraqitur gjatë karrierës së tij si futbollist ka qenë larg më i mirë se ai i futbollit të Kosovës.
Nuk e kishte menduar po ashtu se karriera e tij si trajner do të niste në Kosovë. Insiston se ka pasur mundësi që ta udhëheqë ndonjë klub të Shqipërisë, por intuita e bindi që ta pranojë ofertën e Lirisë së Prizrenit, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Çdo ditë që kalon më bind se kam bërë zgjedhjen e duhur”, thotë Shkëmbi. Shkëmbi, 37-vjeçar, thekson se ofertën e Lirisë së Prizrenit për të nisur karrierën si trajner e ka pranuar me kënaqësinë më të madhe.