Nxitoni, ka ende bileta për Kosovë – Islandë

Kanë mbetur edhe pak bileta për ndeshjen e së premtes, Kosovë – Islandë,që zhvillohet të premten në “Loro Boriqi” të Shkodrës.
Kompania e cila po merret me shitjen e biletave, Malësia Reisen, ka njoftuar sot gjithë të interesuarit t’iu drejtohen pikave të tyre të shitjes, dhe të mos bien pre e mashtrimeve të tregut të zi, përcjellë Gazeta Olle.
Së fundi është hapur një faqe në Facebook me emrin “Kosovë-Islandë biletat”, ku biletat shiten me çmim dyfish më të shtrenjtë.
Çmimet e biletave janë: 7, 15, 20, 55 dhe 110 euro VIP. /Olle