Korporata Rugove nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Esports Kosova

Korporata Rugove ka vazhduar me bashkëpunime të rëndësishme në Sport.

Së fundmi Korporata Rugove ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme sponsorizimi me Federatën ESports Kosova.

Ka qenë faqja e Korporatës Rugove që ka konfirmuar marrëveshjen mes palëve, derisa kjo korporatë deri më tani është thuajse në të gjitha sportet në vendin tonë.

Njoftimi i plotë:

Korporata Rugove nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme sponsorizimi me Federata Esports Kosova! 

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt promovimit të kulturës së lojërave elektronike në Kosovë dhe na jep mundësinë për të ndihmuar në promovimin dhe zhvillimin e talentëve tanë në arenën ndërkombëtare e-sportive. 

Nënshkrimi i kontratës u bë nga Kryetari i Federatës së Esports Kosova, Altin Preniqi, dhe Drejtori i Marketingut të Korporatës Rugove, Dëfrim Puka, me q’rast të dy palët u dakorduan për të organizuar së shpejti edhe një Turnir Bamirësie në Counter-Strike 2 për të mbledhur fonde për Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë dhe për të rritur ndërgjegjësimin rreth Autizmit tek moshat e reja. 

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Ujë Rugove do të jetë Uji Zyrtar i të gjitha ekipeve përfaqësuese të Kosovës në lojërat e famshme si Counter Strike 2, Dota 2 dhe FIFA. 

Zyrtare: Ferizaj fiton në tavolinë lojën ndaj Ulpianës, lipjanasit kishin bërë një gabim trashanik

Zbulohet oferta e ‘çmendur’ që Man Utd i bëri Mbappes, por francezi do të transferohet te Reali për shumë më pak