Arben Beqiri kalon sëmundjen, nis përgatitjet me Trepçën ’89

Portieri mitrovicas, Arben Beqiri, pas më shumë se 10 muajve i është kthyer futbollit.

Ai kishte vuajtur nga një sëmundje, e cila e largoi nga fusha e gjelbërt, mirëpo të cilën e kaloi me sukses dhe tani prej të hënës ka filluar të stërviter me KF Trepça ’89.

Në një intervistë për faqen Mitro Sport, Beni ka thënë se në stinorin vjeshtor nuk do të jetë gati të paraqitet në fushë, mirëpo ai do të përgaditet për stinorin pranveror.

Beqiri poashtu ka thënë se për momentin ndihet mirë dhe nuk ka ndonjë telashe dhe nëse shkon gjithqka mirë atë do ta shohim shumë shpejt në portë.