Marca: Kosova dhe katër faktet që duhet ditur pak më shumë për referencat e saj sulmuese

Gazeta e njohur spanjolle Marca ka publikuar një artikull ku shkruan për referencat e ekipit të Kosovës para ndeshjes kualifikuese ndaj Spanjës.

Spanja edhe një herë përballet me Përfaqësuesen e Kosovës, të cilën tashmë e mposhti në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022” me rezultat 3-1, nis artikullin Marca.

Është koha për të vizituar stadiumin e tyre, Stadiumin e Qytetit të Prishtinës, dhe për të luajtur kundër një kundërshtari që vjen me shpirt të lartë pasi mori një barazim në minutat e fundit kundër Greqisë.

Kosova nuk ka lojtarë të njohur, por disa prej tyre janë të mjaftueshëm për t’u marrë parasysh.

Ne (Marca) do të nxjerrim në pah lojtarët kryesorë bazuar në statistika të ndryshme sulmuese në këtë fazë kualifikuese për të pasur një ide të vogël se kë duhet të shikojnë ekipi i Spanjës.

Muriqi, referenca sulmuese

Sulmuesi i Lazios është referenca e madhe sulmuese e Kosovës. Dëshmia është se ai ka shënuar dy nga tre golat e ekipit të tij që kanë shërbyer për të marrë katër pikët që kanë. Ai shënoi golin e fitores kundër Gjeorgjisë dhe golin e barazimit në Greqi.

Muriqi është gjithashtu ai që ka bërë më shumë goditje për ekipit të tij, me 10 sosh. Ka 2.5 goditje për çdo 90 minuta. Për të marrë një ide mbi peshën e tij, i dyti që ka bërë më shumë është Besar Halimi, me tre goditje ose 0.75 për ndeshje.

Sigurisht, Muriqi ka pasur më së shumti goditje në portë, me 4 sosh apo mesatare prej 1 për lojë, i ndjekur nga Halimi me 0.25 goditje për 90 minuta dhe Lirim Kastrati me 0.33 goditje për 90 minuta, përcjell Telegrafi.

Asistimet e shpërndara

Pak gola janë shënuar nga Kosova. Vetëm katër. Dhe vetëm dy kanë marrë asistime, kështu që këtë seksion e ndajnë Valon Berisha dhe Florent Hadergjonaj, edhe pse i pari e ka bërë këtë në dy ndeshje, duke pasur mesatare me 0.5 asistime për ndeshje krahasuar me 0.25 nga i dyti, i cili ka luajtur të katër ndeshjet, shkruan Telegrafi.

Hadergjonaj, më i rrezikshmi

Përveç shpërndarjes së një asistimi, futbollisti i Kasimpasas është lojtari që bart rrezikun më të madh me veprimet e tij. Hadergjonaj grumbullon gjithsej gjashtë raste të krijuara, nga tre të Rashicës dhe Berishës.

Mbrojtësi ka 1.5 aksione për lojë, njësoj si Berisha.

Ne po flasim për një mbrojtës të djathtë (ai gjithashtu mund të veprojë si një anësor ose mesfushor), kështu që Spanja duhet të ketë parasysh se është një mbrojtës sulmues që arrin rregullisht në pozicione të përparuara dhe tek të cilët shokët e tij të ekipit mbështeten shumë, transmeton Telegrafi.

Muriqi dhe Bytyqi, dribluesit

Për Muriqin ne kemi folur tashmë dhe finalizimin e tij, por gjithashtu do të duhet të jemi të vëmendshëm ndaj driblimeve të tij. Ai ka bërë 5 driblime apo 1.25 çdo 90 minuta.

Dy më pak ka mbledhur Zymer Bytyqi, një lojtar i Konyaspor, i cili ka luajtur dy ndeshje (1.5 driblime për 90 minuta). Ai është një lojtar më shumë i pjesëve të dyta, për të zhbllokuar ndeshjet. Është e mundur që ai të hyjë në pjesën e fundit të ndeshjes.

 

Rrëfimi i Vojvodës për Marca: I fshehur nën traktor, bombat, netët në pyll, i ndarë nga babai i tij

Analiza e mediumit spanjoll për ekipin e Kosovës: Lojtarë që luajnë jashtë, Thaqi i vetmi ‘puro’ vendor