Tahiri: Feronikel, mos u merr me “llafe të grave”

Portieri i Kosovës së Vushtrrisë, Petrit Tahiri, nuk po mund t’i durojë deklaratat e Feronikelit, sidomos ato të bëra kundër tij.

“Gardiani” vushtrrias, që në vitin e kaluar u shpall portiere më i mirë, i bënë thirrje liderit të mos merret me fjalë të ‘grave’.

“Një klub që pretendon mu bë kampion dhe që ende merren me llafe “grave”,

i këshilloj le t’bëhen profesionist në deklaratat e tyre, mos t’i nënçmojnë sukseset e tjerëve. Nuk e di çka kanë kundër klubit KF.Kosova Vushtrri dhe kundër meje, tifozët dhe klubi i Ferronikelit! Nese ju dhemb suksesi i KF.Kosova Vushtrri që jemi shpallur kampion në vitin 2014 dhe unë që jam shpall portier i vitit.  E kanë vitin 2015, munden me i arritur sukseset që i kemi arritur ne në vitin 2014. Mundeni me rezultate me i arritur aty ku kem arrit ne ,e jo duke e vajtuar të kaluarën me postime jo profesionale, duke i nënçmuar të tjerët”, ka shkruar Tahiri në ‘Facebook’. (Gazeta Olle)