Drita nuk shkëlqen as ndaj Fushë Kosovës – Llapi i pandalshëm dhe Gjilani merr fitoren e parë

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion pas pushimit për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese.

Kësisoj këtë fundjavë zhvillohen pesë duelet e xhiros së pestë në elitën e futbollit kosovar, ku tre prej sotit janë në program për tu zhvilluar sot.

Fushë Kosova është ende pa pikë këtë kampoionat, derisa në xhiron e pestë pret Dritën në Lipjan.

Vendasit synojnë pikët e para në kampionat, derisa Drita kërkon të rikthehet te fitoret pas dy barazimeve të njëpasnjëshme.

Interesant pritet të jetë edhe dueli në Drenas, ku Feronikeli ’74 pret Llapin.

Sfidë tejet interesante dhe e rëndësishme do të zhvillohet edhe në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Gjilani para adhuruesve të vet pret Malishevën që është në top formë dhe pritet të jetë një 90 minutësh i zjarrtë.

Superliga LIVE:

Fushë Kosova – Drita 1-1
(31′ Baftiu 0-1, 57′ Ivkic 1-1, )

Feronikeli ’74 – Llapi 0-3
(45+3′ Hyseni 0-1, 48′ Ahmeti 0-2, 67′ Selimi 0-3,)

Gjilani – Malisheva 1-0
(55′ Shbani 1-0, )

Feronikeli ’74 – Llapi, formacionet zyrtare

Juventusi merr një fitore spektakolare ndaj Lazios