Nis regjistrimi në kampin e Barcelonës në Kosovë

Organizatorët e kampit BESCOLA në Prishtinë, kanë hapur sot edhe zyrtarisht regjistrimin për lojtarë në këtë kamp.

Ata kanë mbajtur konferencë me gazetarë ku kanë shpalosur edhe detajet tjera dhe përgatitjet tjera.

Sipas organizatorit kryesor, Adnan Ahmeti, në fazën e parë të regjistrimit ka aplikime edhe nga vendet si Suedia, Gjermania e Italia.

 

Komunikata e organizatorëve

Që nga sot edhe zyrtarisht është hapur regjistrimi, ndonëse ne para disa ditësh kemi filluar me një fazë të para regjistrimit dhe interesimi ka qenë shumë i madh.

Në fazën e para-regjistrimit kanë aplikuar rreth 260 fëmijë dhe ka fëmijë apo  të interesuar nga Suedia, Gjermania, Italia,  vendet e rajonit, madje dje ka aplikuar edhe një fëmijë nga Alaska e largët, për pjesëmarrje në këtë kamp.

Është hera e parë që mbahet një kamp i tillë në Kosovë ku fëmijët tanë do të kenë mundësinë që të aplikojnë  metodat e njërit nga top klubet më të suksesshme në botë, me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë nga trajnerët e akademisë së Barcelonës.

FCBEscola Soccer Camp Kosovo 2016 organizohet nga kompania EEK Capital Partners Group në bashkëpunim me Penya Kosovar del FC Barcelona. Për organizimin e këtij kampi kemi marrë edhe pëlqimin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe këtë e ka kërkuar edhe vetë FC Barcelona.

Numri i pjesëmarrësve në këtë kamp është i kufizuar, diku rreth 250-300 fëmijë, ndërsa për çdo grupmoshë deri në 50 fëmijë ku në fund, do të përzgjedhen 2 lojtarët më të mirë të kampit, të cilët do të kenë mundësi që vitin e ardhshëm të qëndrojnë për një javë në hapësirat e FCBEscola në Barcelonë.

Kampi do të udhëhiqet nga trajnerët e FCBEscola – koordinator është z. Injaki Andreu, menaxher i projekteve të Shkollave të Futbollit të FCB Escola për Evropë dhe Afrikë si dhe katër trajnerë të FCBEscola, të cilëve do t’u ndihmojnë rreth 12-15 trajnerë vendorë. Numri i saktë i trajnerëve vendorë do të caktohet në ditët në vijim.

be5

Çmimi për pjesëmarrje është 180.00 EUR për një fëmijë dhe në kuadër të kësaj pagese çdo fëmijë do të marrë dy palë pajisje për stërvitje me logo zyrtare të Kampit.

Fëmijët duhet të vijnë çdo ditë në hapësirat e KF KEK-ut në Kastriot. Kemi përzgjedhur fushat në KEK për shkak të plotësimit të kritereve infrastrukturore, ku gjenden tri fusha dhe me këtë propozim janë pajtuar zyra e FCB ESCOLA në Barcelonë.

be3

EDHE ORARI FINAL I STËRVITJEVE DO TË PUBLIKOHET NË UEB FAQEN TONË DERI NË FUND TË KËSAJ JAVE PASI QË TA MARRIM PROGRAMIN E STËRVITJEVE FINALE NGA FCB ESCOLA.

Për fund, Penya Kosovar synon që këtë kamp ta bëjë tradicional dhe nëse do të kemi sukses me organizimet e tilla synojmë që edhe të hapim degën e FCBEscola në Kosovë, gjë që do të ishte një arritje e madhe, pasi që shumë pak shtete në botë kanë degët  e FCBEscola në vendet e tyre.

Po ashtu, Penya Kosovar synon që në vitet e ardhshme të marr pjesë edhe në turneun për grupmosha të reja që mbahet në kuadër të Kongresit Botëror të Fansave në Barcelonë dhe organizohet nga FCBEscola.  Vitin e ardhshëm kemi planifikuar që të përgatisim së paku një ekip të grupmoshave të reja gjithëpërfshirës (pra duke marr lojtarët anembanë Kosovës) për të marrë pjesë në Mediterranian International  Cup (Kupa Mesdhetare Ndërkomëbtare në COSTA BRAVA afër Barcelonës, që konsiderohet edhe si një lloj i kupës së botë për grupmosha të reja.  Më herët në këtë turne kanë marr pjesë yjet si: Messi, Xavi, Iniesta, Marcelo, Cesc Fabregas, Neymar, Juan Mata, Lucas Leiva, Jordi Alba, Daley Blind, Oscar, Rafael, Anderson, Coutinho dhe  Gerard Pique.

be1

E tëra kjo është mundësuar falë lobimit të madh tyë Penya-së Kosovar dhe raporteve shumë të mira me klubin. Dhe  kjo është bërë edhe më fuqishme pas programit që ka miratuar dhe me të cilin i ka fituar zgjedhjet vitin e kaluar Presidenti i FC Barcelonës, z. Josep Maria Bartomeu, ku kapitulli i Fushës Sociale u jep fans klubeve të njohura si Penya lidhje shumë më të fuqishme me vetë klubin dhe njëherit edhe me FCEscola.

Falë këtij raporti shumë të mirë me klubin, dje me zyrtarët e klubit kemi biseduar që gjate ditëve të kampit të sjellim ish-lojtarin e Barcelonës, EDMILSON, një kampion bote, i cili së fundi është emëruar edhe Ambasador i FCBESCOLA si dhe disa zyrtarë të tjerë nga Bordi Menaxhues i Klubit. Po ashtu, synojmë që shumë shpejtë të dërgojmë  në FC Barcelonë edhe trajnerë të cilët janë të interesuar të marrin praktikat dhe metodat e akademisë së LAMASIA të Barcelonës.

Ne besojmë se që nga maji për talentët e Kosovës po hapet edhe një dritare e madhe si dhe me këtë edhe do bëhet  promovimi i vendit tonë në skenën ndërkombëtare më tutje duke pasur parasysh përhapjen dhe jehonën shumë të madhe të kampeve të FCBEscolës nëpër botë.