12 vjet Kuqezi

Kombëtarja Shqiptare, krahas rezultateve të mirë, duhet të krenohet edhe për tifozët e saj, të cilët përfaqësohen më së miri nga grupimi më i madh tifozerik, Tifozat Kuq e Zi.

Ata janë kudo ku ka shqiptarë, kanë përfaqësuesit e tyre, dhe nën motot e tyre “O sa mirë me qenë shqiptar!” dhe “Një komb, një kombëtare” përcjellin me krenari origjinën e tyre nga vendi i shqiponjave, Shqipëria.

Për ta, 25 dhjetori, është një ditë e rëndësishme, pasi kanë përvjetorin e 12-të ndërsa vijojnë misionine tyre për ti bashkuar gjithë shqiptarët nën ngjyrat kuqezi.

Janë pikërisht ata të parët që e kanë bërë një bashkim mes shqiptarëve të të gjitha trevave, e më pas kanë ndihmuar edhe Kombëtaren për ta bërë një urë-lidhëse të të gjitha trojeve, siç e quajti Etrit Berisha atë me rastin e Festës së Pavarësisë.

E kanë nisur të vetëm, disa djem, e iniciativa e tyre dhe të tjerëve që i kanë pësuar, i ka sjellë në ditët e sotme kur numërojnë mbi 3 mijë anëtarë, dhe janë thuajse kudo ku luan Shqipëria, duke e mbështetut atë, me vlerat e vërteta të një shqiptari.

Por, sot, ajo festë, venitet paksa, pasi njeriu që i tregoi Serbisë e gjithë botës, hartën e Shqipërisë Etnike, për të cilën Tifozat Kuq e Zi frymojnë në çdo aktivitet të tyrin, nuk gëzon liri, pasi gjendet në burgun e Vaqarrit.

Pikërisht, Ismail  Morina, i vetëquajtur Ballisti, nuk mund të festojë bashkë me shokët, me shqiptarët, përvjetorin e 12-të të Tifozave Kuqezi.

Pa të, ndoshta nuk mund të ketë as festë…