12 futbollistë të pranishëm, Kosova mbanë stërvitjen e parë në muajin tetor

Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme të tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Lituanisë dhe Qipros, të cilat zhvillohen më 12, përkatësisht 15 tetor.

Në seancën e parë stërvitore morën pjesë 12 futbollistë: Arjanet Muric, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Andi Hoti, Donat Rrudhani, Elvis Rexhbeçaj, Florent Muslija, Fisnik Asllani, Emir Sahiti dhe Eliot Bujupi.

Pjesa tjetër e futbollistëve që luajtën gjatë të dielës në klubet e tyre zhvilluan stërvitje rigjeneruese në palestër.

Atmosfera në kamp është pozitive dhe lojtarët janë në formë të mirë fizike.

Trajneri Franco Foda, së bashku me stafin e tij teknik, po punojnë për të përgatitur skuadrën sa më mirë për ndeshjen e parë kundër Lituanisë.

Andres Iniesta me lot në sy konfirmon pensionimin nga futbolli

“Është një ëndërr e realizuar që jam ftuar” – Hoti flet për ftesën e Fodës dhe dy ndeshjet e radhës të Kosovës