Zyrtarët e Benficas vizitojnë Ballkanin, do të nënshkruhen marrëveshje mes dy skuadrave

Zyrtarë të klubit të njohur, Benfica, ishin të pranishëm sot në Suharekë te skuadra e Ballkanit.
Kampioni aktual, Ballkani ka njoftuar se gjatë vizitës, mysafirët kanë shikuar punën e cila bëhet në këtë klub, duke shtuar se takimi tjetër do të mbahet në Lisbonë dhe do të shërbejë për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Postimi i plotë nga FC Ballkani:
“Kishim kënaqësinë që në shkollën tonë të futbollit, të kemi për vizitë zyrtarë të gjigantit evropian, skuadrës më të trofeshme portugeze, S.L. Benfica.
Koordinatori global i zgjerimit, Miguel Reis dhe zyrtari i lartë teknik, Davide Gomes, u pritën nga sekretari i Fc Ballkanit, Arben Osmani dhe drejtori i shkollës tonë të futbollit, Driton Mamaj.
Mysafirët shikuan nga afër punën e pandalshme që bëhet në klubin tonë, ku fokus i veçantë i kushtohet padyshim të ardhmës sonë të ndritur, talentëve të gjeneratave të reja.
Ne jemi të nderuar me këtë vizitë dhe me mundësitë e bashkëpunimit që po krijohen nga dita në ditë, me klube të mëdha evropiane.
Takimi i ardhshëm mes zyrtarëve të të dyja klubeve, Ballkanit dhe Benficas, do të realizohet në Lisbonë, ku edhe do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi.” shkruhet në njoftim.

Rahoveci, gjysmëfinalisti i parë i Kupës

Trajneri i ri i Uzunit ka një mision shumë të vështirë