Vllaznia pezullon Berat Ahmetin

Një lajm jo i mirë vjen për Berat Ahmetin, mesfushorin prishtinas të Vllaznisë së Shkodrës.

Është klubi shkodran që e ka pezulluar mesfushorin 21-vjeçar.

Sipas burimeve të ‘sportal.al’ lojtari është pezulluar për thyerje të disiplinës dhe për këtë do të stërvitet me ekipin B.

Ahmetit e Vllaznia kaloi në verën e vitit të kaluar, kurse më herët ka luajtur me Flamurtarin, Prishtinën dhe Ujpestin e Hungarisë. /Olle