U bë gati për të hyrë në lojë, por futbollisti i Dukagjinit shoqërohet në polici

Nuk arriti ta shijojë as edhe një minut fushën e gjelbërt, kjo pasi ai përfundoi në prangat e policisë.

Futbollisti i Dukagjinit të Klinës, Theophilus Solomon, u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia ka konfirmuar arrestimin e sulmuesit Solomon gjatë ndeshjes Dukagjini – Dinamo.

Solomon raportohet se ishte arrestuar më parë edhe në Shqipëri, pasi ishte akuzuar për dhunë ndaj të dashurës së tij.

Futbollisti e kishte për obligim që të paraqitej në policinë e Kosovës çdo tre muaj, gjë që thuhet se nuk e kishte bërë.

Dukagjini arriti të fitoj minimalisht me rezultat 1:0 kundër Dinamo Ferizajt, duke depërtuar në çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Solomon është futbollist që ka bërë karrierë në shumë vende, duke luajtur për klube si Rijeka, Pomorac, Zadar, Sibenik, Istra, Partizan (Beograd), Omonia, Inter Zapresic, Újpest, Partizani (Tiranë), Qadsia, Ballkan dhe Gjilani. /Gazeta Olle/

Hasani: Ka diferenca të mëdha mes Rumanisë dhe Kosovës e Shqipërisë, nga fusha te pagat

Batatina “harroi” rregullat e lojës dhe tentoi të bënte shtatë zëvendësime në ndeshjen e Kupës