Mo Salah ka marrë vendim për të ardhmen e tij

Sulmuesi i Egjiptit, Mohamed Salah, ka vendosur që mos të largohet nga skuadra e Liverpoolit, përkundër ofertave të majme që i ka nga Arabia Saudite. Kështu, ka shkruar të premten “Daily Mail”.

Mësohet se Salah së shpejti do t’i nis negociatat me Liverpoolin për kontratën e re, pasi aktualja i skadon në vitin 2025. Tek Liverpooli po duan ta mbajnë 31-vjeçarin, të cilit do t’ia ofrojnë kontratën e re deri në vitin 2026.

Salah është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017, duke u shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesor të ekipit anglez. Ai edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitjet e mira, ku ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 5 asistime në 19 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Gazeta Olle/

Efekti “Messi”: Inter Miami shet të gjitha biletat e sezonit për vitin 2024

Sylvinho rrëfehet për FIFA-n: Duam ta kthejmë në traditë Europianin dhe të kualifikohemi në Kupën e Botës