Ronaldo dhe Messi në një ekip në sezonin e ardhshëm

Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin mund t’i shohim në një ekip duke luajtur së bashku.

Edhe pse lajmi ende nuk është konfirmuar, në Angli kanë nisur thashethemet për një ndeshje miqësore në muajin tetor në ‘Wembley’, transmeton Gazeta Olle.

Në këtë ndeshje, protagonistë do të jenë skuadra e formuar nga futbollistët të Juventusit dhe Barcelonës.

Ndërsa për kundërshtar priten t’i kenë ata të Liverpoolit e Manchester Unitedit.

Padyshim se në rast se do të ndodhte kjo, do të ishte diçka e madhe për qindra miliona tifozë të futbollit, duke ditur se dy futbollistët janë ‘mbretër’ të dekadës së fundit në futbollin botëror./Gazeta Olle