OLLE – formacioni i javës

OLLE – formacioni i javës 26 të Raiffeisen Superligës vjen 3-5-2, me trajner Afrim Tovërlanin.

PortierPetrit Tahiri ishte më i merituari që Hajvalia nuk pësoi ndonjë gol nga Prishtina. E tregoi veten në rastin e Labinot Osmanit, kur ky i fundit doli i vetëm me të.

Mbrojtja – vjen me tre, dhe kryesisht për shkak të dallimit që bënë qendërmbrojtësit. Alban Dragusha i Hajvalisë, edhe pse i lënduar ndali disa aksione të Prishtinës. Erdin Hashani nga mbrojtja shkoi në sulm dhe e vendosi ndeshjen me Drita – Liria, 1-0. Millosh Milloviq, po ashtu u dallua në mbrojtje, duke mos lejuar bashkë me Kukajn, sulmuesit e Hajvalisë për të rrezikuar me ndonjë rast.

Mesfusha – Si mesfushor mbrojtës vjen i padiskutueshmi, Lorik Boshnjaku. Talenti i Prishtinës bëri dallimin edhe në ndeshjen me Hajvalinë, sidomos në pjesën e parë kur driblonte 2-3 lojtarë, duke shtyrë skuadrën sa më përpara.

Mentor Zhdrella u rikthye nga lëndimi dhe e vendosi takimin me Vushtrrinë, të cilin e fituan 1-0. Fetim Kasapi i Besës shënoi një gol nga penalltia, por ishte më i dalluari në ndeshje spas Rexhës. Selim Bajramaj vjen nga Istogu, pas golit të parë të shënuar në fitoren 2-0. Mërgim Pefqeli po ashtu kontribuoi në fitoren e 89-shit me një gol mjeshtëror.

SulmiKastriot Rexha i prinë sulmit, pas dy golëshit ndaj Drenicës. Dy golësh shënoi edhe Akinola Akiniemi në fitoren e Trepçës ’89 ndaj Gjilanit, 3-1.

Trajner – Trajneri i javës është ai i Feronikelit, Afrim Tovërlani, i cili shënoi fitoren e vetme këtë javë si mysafir. Mposhti Vushtrrinë 1-0.

formacioniiii