Intervistë interesante e Majlinda Kelmendit për mediat izraelite

Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka dhënë një intervistë interesante për televizionin ‘Ynet Sports’ të Izraelit, gjatë qëndrimit të saj në Izrael. Majlinda bashkë me trajnerin e saj, Driton Kuka, ndodhen në Izrael, ku po marrin pjesë në një kamp stërvitor.

Është mirë të jesh këtu, kjo është hera e parë e imja që vijë në Izrael”, thotë Kelmendi, në fund të stërvitjes bashkë me vajzat tjera nga Izraeli, raporton GazetaOlle.com.

Në kampin e veçantë po marrin pjesë edhe garues nga Greqia, Belgjika, Turkmenistani dhe Gjeorgjia, kurse në intervistën e bërë ajo kërkon që prapa saj të duket flamuri i Kosovës.

majlindakelmendi

Për një kohë të gjatë unë kam dashur të vijë këtu, trajneri im dhe shokët e mi, kanë ardhur në të kaluarën, por për mua është hera e parë”, thotë ajo.

Majlinda ndihet mirë edhe me trajnerin fizioterapist, derisa një mjek i tillë i mungon në Kosovë. “Unë jam kampione e dyfishtë botërore, kampione e Evropës, por unë nuk kam mjek, nuk kam terapist, nuk kam absolutisht asgjë, përveç trajnerit tim, kurse këtu të gjithë janë shumë të mirë dhe dua t’i falënderojë nga thellësia e zemrës”.

majlinda3

 

E pyetur për Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Kelmendi thekson se beson në vetvete dhe punën e trajnerit të saj, për çka shpreson se do të bëjë më të mirën.

Gazetari e pyet edhe për flamurin e Kosovës me të cilin do të prezantohet në Lojërat Olimpike. “Do të jetë hera e parë që Kosova do të jetë pjesëmarrëse në një ngjarje të tillë sportive. Olimpiada do të jetë një moment historik, jo vetëm për sportin në Kosovë, por edhe për Kosovën si shtet, dhe natyrisht do të jetë nderë i madh për mua të barti flamurin. Ka qenë ëndërr për një kohë të gjatë dhe më në fund po bëhet realitet. Për këtë arsye unë kam shumë motiv të përfaqësojë vendin tim, të jem protagoniste e gjeneratës së re, të jem inspiruese dhe motivuse, prandaj shpresoj të mos i zhgënjej dhe të japë më të mirën”, u shpreh xhudistja nga Peja, shkruan Olle.

majlindaa

Kampionia në kategorinë deri 52 kg, flet edhe për problemet që kishte me flamurin e Kosovës, derisa xhudo nuk njihej ndërkombëtarisht. Shumë herë aju u desh të përfaqësohet me flamurin e IJF (Federatës Ndërkombëtare të Xhudos).

Nëse ju nuk e provoni atë, ju kurrë nuk e dini se çfarë ndjenje është. Mendoj se garuesit izraelit e kuptojnë këtë ndjenjë, sepse nuk është e lehtë të garosh dhe në shpinën e juaj të shkruaj IJF, pastaj kur njerëzit vijnë dhe të pyesin – ‘Më falni, prej nga jeni?’”, sqaron Kelmendi.

majlinda4

“Tani të gjithë më njohin, sepse kanë shumë arsye për këtë, por në të kaluarën ishte shumë e vështirë për mua, sidomos në botërorin e 2014-ës, kur unë duhej të garoja me emrin Kosovë, mirëpo një ditë më parë na thanë se nuk mund të garojmë me këtë emër, për mua ishte shokuese. Nuk mund të injorohem kështu, sepse unë po bëja diçka për këtë sport dhe ishte e pamundur të injorohesha unë dhe vendi im”.

Ajo beson se më nuk do të ndodh të garojë me mbishkrimin në shpinë IJF. “Unë meritoj të garojë njësoj si garuesit e tjerë në botë. Unë besoj dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodh sërish, sepse në të kundërtën më bënë të mendoj dhe shqyrtoj rastin se dikush po përpiqet të më injorojë dhe të më bëjë mat. Unë me këtë vetëm sa bëhem më e fortë”, tha në fund Majlinda Kelmendi. /Olle