Interesim jashtëzakonisht i madh për biletat e ndeshjes Hungari – Kosovë

Kosova zhvillon ndeshjen e dytë miqësore të marsit ndaj Hungarisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Puskas Arena” me fillim nga ora 19:00.

Në stadiumin e njejtë, të premten ndaj Turqisë, prezent ishin plot 58 mijë shikues. Numër i madh i shikuesve pritet edhe të martën mbrëma në ndeshjen ndaj Kosovës.

Mediat hungareze raportojnë se janë shitur gati gjitha biletat dhe pritet të jenë mbi 65 mijë tifozë të pranishëm.

Hungaria është një nga kundërshtarët më të vështirë duke marrë parasysh formën e mirë që po kalon. /Gazeta Olle/

Kosova mposhti Armeninë, por Hungaria është tjetër nivel

Lajmi i fundit: Napoli nis bisedimet për të nënshkruar me Ardian Ismajlin