Zvicër – Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Granit Xhaka si kapiten e Xherdan Shaqiri udhëheqin skuadrën zvicerane për takimin e sotëm ndaj Kosovës. Andi Zeqiri është në bankën rezervë.

Ndërkohë, te Kosova ka shumë ndryshime. Në portë do të jetë Visar Bekaj, që do ta zëvendësojë Arijanit Muriq që mungon shkaku i lëndimit.

Në mbrojtje luan Florent Hadërgjonaj, Fidan Aliti, Lumbardh Dellova e Mërgim Vojvoda.

Mesfusha përbëhet nga Qëndrim Zyba e Ilir Krasniqi, ku para tyre luan Florent Muslija, ndërsa në krahë janë Bernard Berisha e Zymer Bytyqi. Elbasan Rashani do t’i prijë sulmit.

Kosova ka pak gjasa për kalim tutje, ndërsa Zvicrës i duhet fitorja ose barazimi dhe rezultat i favorshëm në ndeshjen tjetër të grupit mes Izraelit dhe Rumanisë.

Image

Vëllaznimi nuk lejon befasi nga Ylli, shënon fitoren e pestë rresht

Presidenti i Federatës zvicerane shtroi darkë për delegacionin e FFK-së