Prishtina shënon fitore të madhe në Rumani

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të madhe ndaj Craiovas në Rumani, në ndeshjen e parë çerekfinale me rezultat 77:73
Periudha e parë e ndeshjës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Craiovas, ka dhënë një 10 minutësh tejet të kujdesshëm nga të dyja ekipet.

Madje efikasiteti i të dyja skuadrave ishe u ulët duke bërë që çereku i parë të mbyllet me rezultat 15:15.

Në periudhën e dytë ishte Sigal Prishtina e cila e filloi më mirë duke arritur që të mbyll mjaftë mirë hapësirat e kundërshtarit për të arritur që me shumë lehtësi të shënoi pikë para lojtarëve rumun.

Julian Mavunga ishte në disponim të madh në këtë ndeshje duke arritur që t’i jap skuadrës së tij një pushim të rehatshëm me rezultat 38:31.

Edhe në periudhën e tretë basketbollistët e Sigal Prishtinë, u treguan më të mirë duke arritur që me një mbrojtje të fort dhe sulme të suksesshme të ngrisin epërsinë e tyre deri në 10 pikë e cila ishte më e larta në këtë takim.

Deri në fund të çerekut të tretë kryqytetasit arritën ta përfundoinin me rezultat 59:49.

Në këtë periudhë i pandalshëm ishte organizatori Jordan Hulls, i cili ka eksploduar duke shënuar nga secila pozitë.

Edhe periudha e fundit ishte e dominuar nga prishtinasit të cilët të udhëhequr nga Jordan Hulls, arritën që të ruanin epërsinë e tyre. Kur kishin kaluar katër minutat e para të periudhës së fundit epërsia e prishtinasve, ishte plus 12 pikë 68:56.

Deri në fund kryeqytetasit arritën që të ruanin epërsin me rezultat 77:73.