Superliga LIVE: Llapi – Dukagjini, Ballkani – Trepça ’89 dhe Gjilani – Drenica

Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me tre duele të tjera në kuadër të xhiros së 30-të.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani synon të vazhdoj me fitore ku pret Trepçën ’89 në Suharekë.

Vendasit duan tre pikët për ta rikthyer pozitën e parë në tabelë, derisa 89-shi udhëton për të shkaktuar befasi pasi kanë nevojë të madhe për pikë.

Duel i zjarrtë pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Llapi është nikoqir i Dukagjinit.

Punë më të lehtë këtë xhiro ka Gjilani, që para adhuruesve të vet pret vendin e fundit në tabelë Drenicën.

Superliga LIVE:

Ballkani – Trepça ’89 7:2
(30′ Berisha 1-0, 37′ Dellova 2-0, 41′ Berisha 3-0, 47′ Rrahmani 4-0, 65′ Kuc 5-0, 67′ Rrahmani 6-0, 73′ Harmon 7-0, 88′ Adu-Kwaw 7-1, 90′ Adu-Kwaw 7-2. )

Llapi – Dukagjini 1:1
(26′ Shala 0-1′ 29′ Alidema 1-1,)

Gjilani – Drenica 1:0
(54′ Zabërgja 1-0,)

/Gazeta Olle/

Ballkani – Trepça ’89, formacionet zyrtare

Florent Muslija realizon gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë