Prishtina rikthehet te fitoret duke mposhtur Malishevën, Feronikeli ’74 merr pikët e para në Superligë

photo by: @Shpend Ahmeti

Xhiro e tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës do të startojë sot me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Hajvali, ku në kampin nacional Prishtina është nikoqire e Malishevës.

Vendasit kanë marrë katër pikë në dy sfidat e para dhe pas atij barazimi kërkojnë të rikthehet te fitoret, por përballë kanë Malishevën që kanë marrë maksimumin e pikëve në dy sfidat e para.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Skuadra debutuese në elitë Feronikeli ’74 do të jetë nikoqir i Gjilanit tanimë të riorganizuar.

‘Industrialistët’ kërkojnë pikët e para në elitë pas dy humbjeve radhazi, derisa Gjilani synon të marrë pikë nga ky udhëtim.

Superliga LIVE:

Prishtina – Malisheva 2:0
11′ Kryeziu (p) 1-0
37′ Islami 2-0
62′ Hasan Hyseni 3-0
69′ Mathueiu 3-1

Feroikeli ’74 – Gjilani 1:0
84′ Zogu 1-0

 

/Gazeta Olle/ 

Gjilanit i debutojnë disa transferime ndaj Feronikelit ’74 – formacionet zyrtare

Arsenali nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Fulhamit