Malisheva tregon forcën në Podujevë duke mposhtur Llapin, Gjilani demolon Lirinë në shtëpi

Java e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll do të nis me dy ndeshje tejet interesante të cilat fillojnë nga ora 13:00.

Klubi nga Podujeva është nikoqir i malishevasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Llapjanët i kanë dy fitore rresht, derisa skuadra nga Malisheva udhëton drejt Podujevës pas humbjes në ndeshjen e kaluar.

Skuadra e Tahir Batatinës, është e dyta në renditjen tabelare me 28 pikë, ndërsa Malisheva e pesta me 20 pikë.

Ndeshja e tjetër do të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, mes dy skuadrave të cilat gjendet në pjesën e poshtme të tabelës, Lirisë dhe Gjilanit.

Liria është e fundit në tabelë me 9 pikë, pesë më pak se Gjilani që është i teti.

Gjilanasit udhëtojnë drejt Prizrenit pas dy humbjeve radhazi.

Superliga LIVE:

Llapi – Malisheva 0:1

6′ Xhaka 0:1

Liria – Gjilani: 0:4

26′ Basa 0:1

29′ Heric 0:2

31′ Heric 0:3

85′ Cale 0:4

Liria dhe Gjilani duan këndelljen, formacionet zyrtare

E diela e ragbit, Kosova luan ndaj Malit të Zi