Valentin Spaqi: Rahoveci është skuadër gjysmëprofesionale

Valentin Spaqi, ish basketbollist i spikatur, zejen e trajnerit e ka filluar për herë të parë në këtë edicion garash në KB Rahoveci, me të cilin klub ka arritur të përfundoj kampionatin me një rezultat impozant dhe të paarritshëm, 20 lojë, 20 fitore dhe koshdalllimi më i mirë prej 591 poena.

Spaqi në bisedë për Olle, flet për garat e plejofit, për harmoninë mes lojtarëve dhe kryesinë të klubit dhe për ndjenjat e tij si trajner debitant por me sukses të jashtzakonshëm.

Për garat e plejofit të cilët fillojnë këtë fundjavë, ku rahovecasit luajnë me As Kastriotin, Spaqi thotë: “Unë mendoj që puna që kemi bo gjatë tërë edicionit ka qenë e mrekullueshme, ku kemi arrit një rezultat shumë të mirë, 20 lojë dhe 20 fitore, kjo nënkupton që i kemi fitu të gjitha skuadrat dy herë. Mua si trajner nuk më lejohet të jem i relaksum për plejof, sepse kjo do të jetë krejt muhabet tjetër, ekipet janë të motivuar për përgatitjet maksimale, edhe gjysëmfinalja edhe finalja për neve do të trajtohen si loja e fundit e sezonit, do të kemi vetëm përparësinë e terrenit dhe të gjithë vazhdojmë qasjen serioze si deri tash. Kemi disa lojtarë me eksperiencë që kanë shijuar edhe gara të plej ofit dhe shpresoj që edicionin e ardhshëm në Rahovec do të shikohet basketbolli i Superligës kosovare”.

Në pyetjen se kanë qarkulluar lajmet se skuadra do të përforcohet me një lojtar nga jasht vendit, Spaqi thotë se KB Rahoveci është skuadër e kompletuar, dhe në bazë të asaj se i njohim ekipe tjera, nuk ka pas arsye për përforcim, por mundësia ka ekzistuar, ndërkaq kemi lojtarë për të gjitha pozicionet, thotë ai.

Por, si po ndjehet me faktin se zejen e trajnerit po fillon për herë të parë, dhe duke arritur një rezultat impozant, Spaqi thotë : “Kënaqësia e veçantë është për mua ky fakt , dhe është fillimi im i karrierës si trajner, normalisht para se të vendos të bëhem trajner, kam menduar mirë se cilën skuadër do ta udhëheqi. Ishte suksesi i dyanshëm, edhe i imi, por edhe i qytetit të Rahovecit, ku më është dhënë mundësia që vet ta dizajnoj ekipin, është krijuar harmonia mes lojtarëve nga Rahoveci, Prishtina, Obiliqi e Prizreni, por edhe si lojtar kam pasur mentalitet të fituesit.
Spaqi në fund përgënjeshtron shumë media të  cili e kanë cilësuar ligën e parë si amatore, në të kundërtën është gjysëmprofesionale sikurse edhe KB Rahoveci, i cili klub është më mirë i organizuar sesa shumë klube të Superligës, falë kryesisë shumë aktive në krye me kryetarin Bekim B.Hoxha dhe sponzorin gjeneral , kompaninë”, StoneCastle”. /Shaip Shala