Superliga LIVE: Malisheva siguron fitoren në udhëtim, Ballkani dhe Llapi ndahen në paqe

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me xhiron e 26-të me dy ndeshje shumë interesante që janë në program për tu zhvilluar.

Ballkani dhe Llapi është dueli kryesor i ditës së sotme që do të zhvillohet në Suharekë.

Vendasit duan të rikthehen te fitorja pas humbjes në Lipjan nga Fushë Kosova dhe duan ta ruajnë vetëm pozitën e parë.

Në anën tjetër edhe mysafirët të udhëhequr nga Tahir Batatina vinë pas një rezultati negativ në xhiron e fundit dhe me një fitore eventuale ndaj Ballkanit e merr treun e tabelës.

Duel shumë interesant do të zhvillohet edhe në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, ku Liria synon befasi ndaj Malishevës.

Prizrenasit gjenden në fund të tabelës dhe duan pikë për mbijetesë, kurse Malisheva e motivuar nga fitorja ndaj Ballkanit dëshiron të ngjitet sa më lart në tabelë.

Superliga LIVE:


Ballkani – Llapi 0:0

Liria – Malisheva 0:3

88′ Xhaka 0-3

76′ Brruti 0-2

50′ Anulohet goli i Brrutit, rezultati mbetët 0-1

13′ Hazrollaj 0:1

Liria për befasi, Malisheva për fitore – formacionet zyrtare

Kida: Lojtarët e Malishevës u treguan shumë profesional, jam i lumtur për këtë fitore