Sokoli flet për largimin nga Gjilani

Njëri nga trajnerët më të mirë nga paslufta në futbollin e Kosovës, Bylbyl Sokoli ka folur për Indeksonline për largimin nga Gjilani.

“Profa” ka thënë se ka qenë një nga largimet më miqësore të tij.

“Ka qenë një largim shumë miqësor. Ne së bashku me drejtuesit e Gjilanit jemi ulur për të diskutuar dhe me marrëveshje të dyanshme vendosëm të shkëpusim kontratën. E tëra çfarë mund të them tani është se i jam mirënjohës kësaj skuadre, lojtarëve fantastikë që ka dhe sidomos tifozerisë “Skifterat” të cilët janë të mrekullueshëm”, ka thënë Sokoli.