Afrim Muçiqi: Ja çfarë ushqimi hanë futbollistët e Superligës

Nënkryetari i FC Prishtinës, Afrim Muçiqi, ka folur rreth ushqimit që hanë futbollistët kosovarë. Ai ka theksuar që lojtarët nuk i kushtojnë rëndësi mënyrës së ushqimit.

“Te ne hanë edhe hamburger e burek dhe nuk i kushtojnë rëndësi mënyrës së ushqimit. Sigurisht që duhet të jetë mëngjesi, paradreka, dreka dhe është e preferuar pas çdo ndeshje të konsumohet po e zëmë një shpageti, për me kthyer fuqinë e organizmit”, deklaroi Muçiqi për “Kolona.al”.

“Por, te ne nuk preferohet sepse janë kushtet e mjerueshme të klubeve por edhe mungesa e profesionalizmit. Nuk kemi program të mirëfilltë që duhet ta bëjë shtëpia e futbollit e më pas edhe klubet tjera”, shtoi ai.