Ballkani i afrohet Dritës, Llapi bën hap të madh drejt mbijetesës

Kanë përfunduar katër takimet e sotme në IPKO Superligë.

Ballkani ka fituar derbin e sotëm me rezultatin 1:0 ndaj Feronikelit, shkruna Gazeta OLLE.

Kurse, befasi ka bërë Dukagjini i cili ka mposhtur 89-shit.

Ndërsa, Llapi ka fituar 1:0 ndaj Flamurtarit, e Ferizaj 3:1 ndaj Vushtrrisë.

Me fitore, Ballkani tashmë gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 62 pikë, tri më pak se Drita.

Kurse, Llapi bën një hap të madh pasi rrezikonte fundin e tabelës, ndërsa me humbje 89-shi tashmë rrezikon mjaft shumë rënien nga liga.