Ausburgu i Rexhbecajt “shkel” Darmstadt me rezultat tenistik

18 gola në 5 ndeshje e drekës në Bundesliga. Borussia e Dortmundit, Leipzigu, Eintrachti i Frankfurtit dhe Augsburgu fituan në transfertë, ndërkohë që u mbyll në barazim takimi Mainz-M’Gladbach.

Karim Adeyemi dhe Ian Maatsen shënuan golat e fitores për Dortmundin në kryeqytet kundër Unionit të Berlinit. Sukses i rëndësishëm për objektivin Champions League.

Rezultati më surprizues u regjistrua në Darmstadt-Augsburg, sfidë që u mbyll 0-6 për ekipin e Rexhbecajt. Vendasit pësuan 4 gola brenda 25 minutave të parë.

Dhe trajneri i Darmstadtit veproi menjëherë duke larguar nga fusha Klaus Gjasulën dhe Jannik Muller. /Gazeta Olle/

Liverpooli merr fitore të rëndësishme që mund t’ia sjell titullin

Peja nuk lejon befasi, mposht me rezultat bindës Vëllaznimin