Superliga LIVE: Përfundojnë dy takimet e fundit të javës së 25-të, këto janë rezultatet

photo by: @Shpend Ahmeti

Xhiroja e 25-të në elitën e futbollit kosovar përfundon sot (e enjte)  me dy ndeshje shumë interesante që janë në program për tu zhvilluar.

Prishtina dhe Dukagjini është dueli kryesor i ditës së sotme që do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Vendasit vinë pas humbjes nga Drita dhe sot duan pikë maksimale që ta sigurojnë pozitën e katërt në tabelë.

Në anën tjetër mysafirët të udhëhequr nga Armend Dallku duan të rikthehen te rezultatet pozitive.

Duel shumë interesant do të zhvillohet edhe në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku Feronikeli ’74 e pret Dritën.

Ekipi vendas është në kërkim të pikëve të plota për t’u larguar nga fundi i tabelës, ndërsa një fitore e Dritës do ta mbante larg vetëm dy pikë nga kreu i tabelës.

Superliga LIVE:


Prishtina – Dukagjini 5:0

2′ Limani 1:0

6′ Pefqeli 2:0

42′ Pefqeli 3:0 (p)

56′  Hamiti 4:0

80′

Feronikeli ’74 – Drita 0:1

80′ Ovouka

 

Pësoi lëndim të rëndë në minutën e parë të ndeshjes, Eridon Maloku po punon të rikthehet më i fortë

Ramadani: Kur karakteri i lojtarëve del në plan të parë, fitorja nuk diskutohet