Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 16-të që janë në program për tu zhvilluar.
Në tre qytete të ndryshme do të zhvillohen duele nga elita e futbollit kosovar, ku vëmendja padyshim se është në takimin Gjilani – Llapi.
Dy skuadrat po kërkojnë daljen në Evropë me Gjilanin që mbanë pozitën e tretë me 39 pikë, shtatë më shumë se Llapi që është e gjashta.
Duel i zjarrtë pritet të zhvillohet edhe ai mes Ferizajt dhe Ballkanit.
Sfidë shumë interesante zhvillohet edhe në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë ku Trepça ’89 pret Dukagjinin.
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00.
Superliga LIVE:
Gjilani – Llapi 2:2
(3′ Dabiqaj, 17′ Fernando 1-1, 61′ Kelmendi 2-1, 89′ Rivera 2-2,)
Ferizaj – Ballkani 0:0
Trepça ’89 – Dukagjini 2:1
(6′ Oyekanmi 1-0, 80′ Muja 2-0, 84′ Haliti (ag) 2-1,)
/Gazeta Olle/