Dardanët sot kryejnë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Armeni

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para nisjes për në Armeni ku të premten më 22 mars do ta luajë ndeshjen miqësore ndaj kombëtares së këtij vendi.

Stërvitjet fillojnë nga ora 10:45 në Kampin Nacional në Hajval.

Pas përfundimit, pasdite ekipi i drejtuar nga Franco Foda, do të niset drejt Yerevanit, ku edhe do ta mbajnë edhe një seancë stërvitore atje para ndeshjes.

Katër ditë pas lojës me Armeninë, “Dardanët” do ta kenë miqësoren e radhës.

Më 26 mars, në Budapest do të luhet loja kundër Hungarisë.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për trajnerin e ri të Kosovës që t’i provojë lojtarët dhe t’ua shfaq atyre idenë dhe filozofinë e tij.

Trajneri i ri i Uzunit ka një mision shumë të vështirë

U lëndua me Kombëtaren e Kosovës u15, Ismajl Hasimi operohet me sukses