Prishtina i tregon forcën Dritës, Feronikeli ’74 rikthehet te fitorja

Sot zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së 15-të të Albi Mall Superligës me fillim nga ora 13:00.

Prishtina është nikoqire e Dritës në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Kryeqytetasit synojnë fitore, pasi xhiron e kaluar kanë barazuar, ndërsa gjilanasit janë të motivuar pas fitores në ndeshjen e kaluar. Prishtina është në pozitën e pestë me 18 pikë, kurse Drita ka 25 sosh në vendin e tretë.

Në anën tjetër, Feronikeli ’74 pret Lirinë në Gjilan. Dy skuadrat kanë një seri negative të rezultateve dhe gjenden në pjesën e poshtme të tabelës. Feronikeli ’74 ka 12 pikë në vendin e tetë, ndërsa Liria ka vetëm nëntë pikë në vendin e fundit.

Superliga LIVE:

Prishtina – Drita 1:0

73′ Blesa 1:0

Feronikeli ’74 – Liria 2:1

47′ Shillova 1:0

62′ Topallaj 1:1

86′ Hajdari 2:1

 

Feronikeli ‘74 dhe Liria kërkojnë këndelljen, formacionet zyrtare

Asllani e Asani në garë për golin më të mirë në Euro 2024