Llapi merr kreun e tabelës, Drita fiton klasiken e futbollit kosovar ndaj Prishtinës, baras në Klinë

photo by: @Shpend Ahmeti

Java e 24-të e Superligës së Kosovës në futboll do të nis me tre ndeshje tejet interesante të cilat fillojnë nga ora 13:00.

Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në Gjilan, ku Drita e pret Prishtinën. Gjilanasit duan vetëm fitore dhe të vazhdojnë garën për titull të kampionit, kurse kryeqytetasit synojnë pozitën e katërt.

Duel interesant pritet të zhvillohet edhe mes Llapit që është nikoqir i Gjilanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Ekipi llapjan ka objektiv kreun e tabelën, ndërsa mysafirët duan këndelljen sepse kanë pesë ndeshje që nuk dinë për fitore.

Takimi interesant i ditës së sotme pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini luan ndaj Fushë Kosovës. Klinasit duan të rikthehet te fitorja pas humbjes së fundit në Kupën e Kosovës e ekipi i Fushë Kosovës dëshiron ta befasojë Dukagjinin, njejtë sikur Dritën në xhiron e fundit.

Superliga LIVE:

Drita – Prishtina 1:0

61′ Krasniqi 1:0

Llapi – Gjilani 2:1

45’+1 Januzi 1:0

71′ Jarovic 1:1 (p)

89′ Hyseni 2:1

Dukagjini – Fushë Kosova 0:0

/Gazeta Olle/

Akil Gjakova e nis me fitore paraqitjen në garën Grand Prix

Goli i radhës nga goditja e dënimit, Rey Manaj i jashtëzakonshëm