Dy duele interesante zhvillohen sot në basketbollin vendor

Sot (e mërkurë) zhvillohet xhiroja e 26-të në Prince Caffe Superligë.

Në Prizren do të ndeshen dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Sigal Prishtina.

Prizrenasit ndodhen në vendin e gjashtë me dhjetë fitore e 15 humbje, kurse prishtinasit në vendin e katërt me 15 fitore dhe dhjetë humbje. Të dy skuadrat kërkojnë një vend sa më lartë në renditje, që është shumë e rëndësishme për “Play-off”.

Dy skuadrat që kanë siguruar “Play-off”-in, Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi ndeshen në Therandë.

Ylli është në vendin e tretë me 16 fitore e nëntë humbje, kurse kuqezinjtë janë në vendin e pestë me 11 fitore e 14 humbje. /Gazeta Olle/

E bujshme nga Italia, Mario Mitaj në “radarin” e Juventusit

Kosova të enjten mëson kundërshtarët për “Euro 2026”