Ballkani nuk bind në ndeshjen e parë pas Covid-19, Feronikeli pret shansen si vendas!

Ka përfunduar ndeshja e sotme e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës në mes të Ballkanit dhe Feronikelit.

Pas 90 minutash, nuk kishte fitues, pasi ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë, 0-0.

Kujtojmë, ndeshja e kthimit e cila do të zhvillohet në Drenas, pritet të luhet me 18 qershor.

Gazeta OLLE iu sjellë rrjedhën kronologjike të ndeshjes.

KUPA E KOSOVËS – Faza 1/2:

BALLKANI 0:0 FERONIKELI

90’+5 Përfundon ndeshja, 0-0. Finalisti pritet të përcaktohet në duelin kthyesë në Drenas.

90’+3 Rast ideal për Dakun, por gjuan mbi portë.

85′ Dramë në dy anët, skuadrat po synojnë golin e fitores.

80‘ Fetahaj i Ballkanit gjuan nga distanca por devijon topin Troshupa.

75′ Besnik Krasniqi ‘hero’ i Ballkanit, shpëton gol të sigurt pas goditjes së Hotit.

73‘ Daku godet me kokë por pret Troshupa.

68′ Arbër Hoxha harkon në zonën e Feronikelit por largon topin Deniz Troshupa.

63‘ Nga ky ballkon i një ndërtese po përkahin Xhebrailat skuadrën e tyre të Ballkanit.

53′ Përparim Islami i Feronikelit lëshon fushën i lënduar.

49′ Mundësi e mirë për Hotin e Feronikelit, por pret Rugji.

46‘ Fillon pjesa e dytë në Suharekë. Ballkani me dy zëvendësime: Bytyqi e Fetahaj në lojë, dalin Topalli e Gashi.

45’+2 Përfundon pjesa e parë. Skuadra e Feronikelit ishte paksa më dominuese në lojë.

40′ Munishi ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave të shumta te gjyqtarët.

38‘ Tensionohet Munishi, reagon pas disa vendimeve të gjyqtarit Kastrati së fundi.

34′ Harkim i rrëzikshëm i Krasniqit të Ballkanit, por Daku nuk arrin ta dërgon topin drejt portës.

29′ Dominim i lehtë i Feronikelit, Ballkani ndërkohë po luan mjaft kujdesshëm.

22‘ Top i humbur në mesfushë nga futbollistët e Feronikelit, Kuc gjuan por pran portës së Niklit.

15‘ Dy trajnerët në këmbë, Munishi i Ballkanit dhe Tovërlani i Feronikeli, duke dhënë udhëzimet për futbollistët e tyre.

11‘ Rasti më i mirë në ndeshje, shpëton Ballkani pas gjuajtjes së Hotit, topi përfundoj pran shtyllës.

9′ Harmon i Feronikelit gjuan por bllokohet nga Arbër Prekazi.

5‘ Kundërsulm i shpejt i Feronikelit, por mungon caku në fund.

1‘ Fillon ndeshja.

Ballkani: Rugji, Berisha, Potoku, Prekazi, Krasniqi, Gashi, Baftiu, Kuc, Daku, Topalli, Hoxha.

Feronikeli: Troshupa, Lladrovci, Islami, Hoxha, Berisha, Thaqi, Bojku, Dabiqaj, Harmon, Hoti, Silva.

Gjyqtarët: Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Famit Sekiraqa, Bardh Ajeti.

*Futbollistët e Feronikelit po bëjnë nxemje para sfidës ndaj Ballkanit që fillon pas pak minutave