11-shja e mundshme anti – Armeni (FOTO)

Kur kanë mbetur edhe katër ditë deri në fillimin e ndeshjes së Shqipërisë ndaj Armenisë, kanë filluar të qarkullojnë formacione të mundshme për ndeshjen mjaft të rëndësishme për vendasit.

“Panorama” ka sjellë në mënyrë grafike dy formacionet e mundshme.

Krahu i majtë është dilema e madhe e De Biazit.

Trajneri nuk do të heqë dorë nga skema e përdorur thuajse sistematikisht gjatë këtij sezoni (4-3-2-1).

Porta dhe mbrojtja janë të padiskutueshme, ndërkohë që Roshi është favorit për momentin kundrejt Lilës në të djathtë të mesfushës.

Treshja “barrikadë” para mbrojtjes pritet të jetë e përbërë nga Xhaka, Kukeli dhe Abrashi, ndërsa mëdyshja është krahu i majtë.

Lenjani nuk është në formë dhe për shkak të disa dëmtimeve të njëpasnjëshme ka luajtur fare pak te Reneja në Francë.

Alternativat janë Rama, Gashi dhe Meha, por në fakt e kanë “zhytur” në mendime De Biazin, pasi të dy janë shumë sulmues dhe asnjëri prej tyre nuk mbron sa Lenjani.

1