Kek-u ka shënuar fitoren më të thellë, ku në shtëpi ka mposhtur Vëllazërinë me rezultat 4-1, shkruan Gazeta Olle.
Ishte kjo fitorja e dytë në dy ndeshjet e para kampionale për skuadrën nga Obiliqi.
Gjakova, në anën tjetër ka fituar derbin lokal, derisa ka mposhtur me rezultat prej 3-2 ekipin e Dardanës, duke arkëtuar pikët e para.
Fitore ka arritur edhe Minatori si mysafir ku ka triumfuar ndaj Bashkimit me rezultat 1:0, dhe tani së bashku me Kek-un kanë nga gjashtë pikë në këtë fillim të sezonit.
Ndeshja tjetër në mes të Beharit dhe Shkëndijes ka përfunduar pa gola, 0-0.
E shtunë – Liga e Dytë – Java II
KF Gjakova – FC Dardanët 3-2
KF Keku – KF Vllazëria 4-1
KF Bashkimi – KF Minatori 0-1
KF Behari – KF Shkëndija 0-0
Tabela momentale pas ndeshjeve të zhvilluara sot:
/Gazeta Olle/