Treshja kosovare e përbërë nga Baton Zabergja, Qendrim Ismajli dhe Redon Ismaili ka gjetur një formë të shkëlqyer në futbollin shqiptar, duke treguar vlera të mëdha pas aventurës së tyre në futbollin kosovar me Gjilanin.
Baton Zabergja që fillimisht kishte pasur vështirësi në formën e tij, është rikthyer fuqishëm në shënimin e golave falë ardhjes së trajnerit Ilir Daja te Dinamo, i cili e ka motivuar dhe ka shfrytëzuar më së miri aftësitë e tij në sulm, shkruan Gazeta OLLE
Qëndrim Ismajli është bërë një nga shtyllat e mbrojtjes së Tiranës, duke filluar thuajse çdo ndeshje dhe duke u dalluar për stabilitetin dhe performancën e qëndrueshme në skuadrën kryeqytetase.
Redon Ismaili pavarësisht fillimit jo të mbarë te Partizani, ka treguar një rritje të jashtëzakonshme në dy ndeshjet e fundit, duke u bërë një mesfushor kyç për ekipin. Kjo performancë ka ndihmuar që të forcojë pozicionin e tij në ekipin e Partizanit.
Këta lojtarë kanë sjellë me vete përvojën nga Superliga e Kosovës dhe po kontribuojnë fuqishëm në suksesin e skuadrave të tyre në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.