A u dëmtua në disa raste Hajvalia ndaj Dritës? (FOTO-VIDEO)

Hajvalia barazoi në kuadër të xhiros së 25-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll ndaj Dritës me rezultat 0:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Kizhnicë, vendasit e kërkuan me ngulm fitoren, por që nuk u arrit.

Në këtë ndeshje hajvaliasit u dëmtuan ndoshta në disa situata kur u pretendua se futbollistët e saj ishin në pozita jashtë loje, raporton Gazetaolle.com.

Më poshtë mund t’i shikoni dhe vlerësoni vet disa situata kur u dëmtua Hajvalia e një situatë kur ndoshta u favorizua Drita.

Hajvalia në këtë ndeshje pretendoi edhe për një penallti. Bajram Gashi me ndihmësit Ejupi, Zeqiri dhe gjyqtar i katërt Mustafa, e kanë bërë ndarjen e drejtësisë në këtë duel. /Olle

1 2 3 4