Llapi është futur në një seri fantastike të rezultateve, ku nuk ka pësuar humbje në 10 ndeshjet e fundit përfshirë këtu ndeshjet e BKT Superligës dhe Kupës së Kosovës.
Bardhekaltrit kanë regjistruar gjithsej tetë fitore e dy barazime, ku kanë shënuar 21 gola, duke pranuar vetëm shtatë sosh, shkruan Gazeta Olle.
Tashmë skuadra e Batatinës është futur në garë për titull, pasi nga vendi i parë e ndajnë vetëm pesë pikë, pozitë kjo të cilën e mbanë Drita.
Disfata e fundit për llapjanët është regjistruar më 23 tetor, pikërisht nga Drita, me të cilën do të përballen në këtë fundjavë.
Gjilanasit kishin fituar 3-1 në udhëtim, dhe si duket ajo humbje Llapit i bëri mirë, pasi që nga atëherë nuk dinë se çka është disfata.
Takimi i radhës në mes të dy skuadrave bardhekaltër zhvillohet të shtunën në kuadër të xhiros së 20-të.
/Gazeta Olle/