10 mbrojtjet më të mira në Evropë

Bayern Munich ka mbrojtjen më të mirë të Evropës, ndërsa prapa tyre mbeten Juventus dhe Barcelona.

Djemoshat e Pep Guardiolas mburren me një mesatare prej 0,46 gola të pranuara për lojë, ndërsa porieri ​​Manuel Neuer e ka nxjerrë topin nga rrjeta vetëm 11 herë në 24 paraqitjet e Bundesligas.

Juventusi po ashtu kanë qenë po aq mbresëlënëse në pjesën e pasme me një mesatare prej 0,54 gola të pranuara për ndeshje deri tani. Juventus ka nxjerrë topin 14 herë nga rrjeta në 26 takime.

Barcelona është e treta me një mesatare prej 0,62, ku vërehet forma e mirë e Claudio Bravos.

Southampton disi çuditërisht kanë mbrojtjen më të mirë në Ligës Premier me një mesatare prej 0,71 për lojë, para Romës me 0,73.

Monaco është e gjashta me një mesatare prej 0,74 për ndeshje, ndërsa vendin e shtatë dhe tetë e zënë Olympique Lyonnais dhe Saint-Etienne që kanë një mesatare prej 0,79 gola të pranuara për ndeshje.

Chelsea dhe Borussia Monchengladbach e mbyllin top 10-shin, me një mesatare prej 0,81 dhe 0,83.

Eintracht Franfurt dhe Werder Bremen kanë mbrojtjen më të keq në pesë ligat më të forta.