10 euro për Ronaldinhon

Boulogne-Billancourt, ka një plan interesant për transferimin e Ronaldinhos. Klubi nga liga e katërt e Francës ka një ide interesante për transferimin e yllit brazilian.

Duke kërkuar nga 10 euro nga tifozët e tyre, klubi synon të grumbullojë fonde të mjaftueshme për ta bindur brazilianin që të nënshkruajë me ta.

Ronaldinho është futbollist i lirë pas largimit nga Queretaro në Meksikë. Por, vështirë se do të pranojë të transferohet në një ligë inferiore, tek Boulogne-Billancourt. (GolAlb)