1 miliardë euro për Milanin

Barazimi 0:0 kundër Chievos në javën e 25 të Serie A i ka zhgënjyer tifozët e Milanit, por sigurisht që nuk e ka ulur vlerën e klubit pasi çdo ditë vijnë ofertë në drejtim të 7-herë kampionëve të Evropës.

Sipas asaj që shkruan “TuttoSport”, më e fundit ka ardhur nga Libani dhe kap vlerën e 1 miliard eurove, por nuk dihet emri i personit apo personave të interesuar.

Pritet përgjigja e Silvio Berlusconit.