“Legia nuk e lëshonte”, presidenti i Besiktas tregon prapaskendat e transferimit të Muçit

Ernest Muçi u transferua në limitet e merkatos dimërore nga Legia e Varshavës te Besiktas në Turqi.

Një operacion rekord i gjigandëve turq për lojtarin e kombëtares teksa shpenzuan plot 10 milionë euro për sulmuesin duke e shndërruar në futbollistin më të shtrenjtë që ka transferuar ndonjëherë Besiktas.

Megjithatë, pavarësisht kësaj shifre të konsiderueshme, presidenti i Besiktas, Hasan Arat theksoi se për ta transferuar Muçin nuk ishte e lehtë pasi Legia nuk e lëshonte ishin e Tiranës duke njohur se sa cilësi zotëronte ai.

Muçi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Superligën turke me Besiktas teksa menjëherë është shndërruar në një element të rëndësishëm për skemat e trajnerit Fernando Santos, ndërsa 22-vjeçari ia ka dalë të shënojë një gol në katër ndeshjet e para me fanellën e re.

Ramadani i artë në Kupën Evropiane të hedhjeve

Fitore minimale ndaj Empoli-t në “San Siro”, Milan ruan ecurinë pozitive